“KRU Prishtina” kërkon nga qytetarët shpenzim racional të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se janë rritur kërkesat për ujë të pijshëm dhe shpenzimi racional i ujit në këtë periudhë është i domosdoshëm.

Sipas KRU ”Prishtina”, niveli i ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci është i kënaqshëm. Liqeni i Batllavës (0,43 m) nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, ndërsa liqeni i Badocit (2.55 m) nën nivelin e kapërderdhjes.

“Ne kemi edhe plane konkrete për menaxhimin e thatësirës dhe në varshmëri të niveleve parashikohen edhe hapat që duhet të merren për menaxhimin e situatave në akumulacione dhe burime nëntokësore në vitet me thatësira që vijnë si rezultat i ndryshimeve klimatike në tokë. Vendet, sidomos ato të botës në zhvillim dhe rajone të tjera që tashmë janë duke vuajtur nga mungesa e ujit, ka gjasa të mbajnë peshën e thatësirës dërrmuese ne dekadën që po hyjmë. Pra, theksojmë edhe njëherë se, është shumë me rëndësi që të gjithë së bashku ta menaxhojmë përdorimin e ujit të pijshëm dhe të raportojmë me kohë rrjedhjet e ujit dhe keqpërdorimet . Jemi duke hyrë në sezonin e verës dhe menjëherë ka filluar rritja e kërkesës për ujë të pijshëm në zonën e shërbimit edhe pse, furnizimi me ujë të pijshëm është stabil dhe 24 h pa ndërprerë”, thuhet në njoftim.

Shpenzimi racional i ujit të pijshëm, sipas KRU ”Prishtina”, në këtë periudhë është i domosdoshëm.

“Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast mund t’i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm! Roli i ujit është thelbësor për qeniet e gjalla dhe planetin, ai na nevojitet për pije, shtëpi dhe kopshte, por me rëndësi është ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejt të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim. Çfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit: Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj, mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,m os përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet, mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm, mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët e fytyrën, mos ujisni lulet, kopshtet dhe arat, paguani rregullisht ujin që konsumoni, mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit. Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë”, thuhet në njoftim.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close