Biden dhe Johnson prezantojnë Kartën e re Atlantike

ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri britanik, Boris Johnson janë të gatshëm të njoftojnë gjatë takimit të tyre në Cornwall një Kartë të re Atlantike për riforcimin e marrëdhënies së tyre speciale, mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Takimi kokë më kokë i tyre u zhvillua një ditë para samitit të G7-s.

Karta e Atlantikut është deklarata e nënshkruar më 14 gusht 1941 nga presidenti amerikan, Franklin Delano Roosevelt dhe kryeministri britanik, Winston Churchill në bordin e luftanijes ”Princi i Uellsit”.

Ai është akt diplomatik që hodhi bazat për rendin e ardhshëm botëror, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, bazuar në bashkëpunimin mes fuqive të mëdha aleate./

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close