Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Kryeministri Kurti raporton në Kuvend mbi ecurinë e procesit të dialogut me Serbinë

Seanca plenare e Kuvendit mbahet sot (e premte) në orën 11:00, njofton zyra për informim e Kuvendit.

Mes tjerash në këtë seancë do të ketë diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë, thirrur nga kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti.

Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, do të mbahet më 15 qershor në Bruksel.

Kurse, Kuvendi pritet të mblidhet sërish të hënën e javës së ardhshme, më 14 qershor për të mbajtur debat parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Seanca mbahet me këto pika të rendit:

1.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,

  1.  Pyetjet parlamentare,

  2.  Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

  3.  Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,

  4.  Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

  5.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

  6.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,

  7.  Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021).

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close