Shqipëria  për herë të parë anëtare e KS të OKB-së

Shqipëria për herë të parë anëtare e KS të OKB-së

Për herë të parë pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria votohet sot për të qenë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për një mandat 2 vjeçar. Votimi në KS kërkon marrjen e dy të tretave të votave të 193 vendeve.

Shqipëria votohet sot (11.06) në sesionin e rradhës të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (OKB) për t’u pranuar si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit, (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, në një njoftim zyrtar bën sot me dije që “pika e parë e rendit të ditës është votimi për Shqipërinë, Ganën, Gabonin, Brazilin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u pranuar si pesë vendet e reja, të përkohshme anëtare të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023.

Shqipëria u pranua anëtare e OKB në 14 dhjetor 1955 dhe sot, pas 66 vitesh anëtarësie, votohet për herë të parë për të qenë anëtare në Këshillin e Sigurimit. Ky Këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dy vjeçar.

Shqipëria dhe katër vendet e tjera kandidate që do të votohen me votim të fshehtë sot (11.06) duhet të sigurojnë votat pro të dy të tretave të 193 vendeve anëtare të OKB. Veprimtaria e KS të OKB ka si prioritet paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në funksion të këtij prioriteti KS gëzon të drejtën të dërgojë paqeruajtës në rajone të trazuara dhe të aprovojë sanksione.

Shqipëria dhe 4 vendet e tjera kandidate do të zëvendësojnë pesë vendet që janë aktualisht anëtare të përkohshme të KS: Estoninë, Nigerinë, Saint Vincent dhe Grenadines, Tunizia dhe Vietnamin që u përfundon mandate dy vjeꞔar. Nëse Shqipëria dhe 4 vendet e tjera kandidate nëse do të sigurojnë votot pro të dy të tretave të 193 vendeve anëtare të OKB, ato do të fillojnë mandatin e tyre dyvjear, si anëtare të përkohshme në KS më 1 janar 2022.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close