Kurti-EBU: Servisi publik të jetë i pavarur përmes shembujve ndërkombëtarë

Kryeministri Kurti mbajti takim virtual me drejtorin e përgjithshëm të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU), Noel Curran.

Shërbimi televiziv publik i pavarur, bazuar në shembujt dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, ishte tema e takimit virtual mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, me drejtorin e përgjithshëm të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU), Noel Curran.

Kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë, për të adoptuar mënyrat më të mira të financimit të Radio Televizionit të Kosovës, sipas parimeve të Këshillit të Evropës dhe Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU).

U bisedua për disa nga vështirësitë me të cilat ballafaqohet transmetuesi publik i Kosovës, të cilat janë nënvizuar edhe në Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian.

Qeveria ritheksoi përkrahjen për parimet udhëheqëse të EBU-së për televizionet publike dhe Deklaratën e Këshillit të Evropës mbi Financimin e Televizioneve Publike, duke u përqendruar në financim të qëndrueshëm dhe adekuat, të justifikueshëm dhe transparent ndaj publikut.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close