Zëdhënësi i DASH-it: Mbështesim hapjen pa vonesë të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

ATSH/ SHBA mbështesin hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price thekson angazhimin e SHBA-së në nivelet më të larta të qeverisë.

“Ne mbështesim hapjen pa vonesë të negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne po angazhohemi në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugën e integrimit europian të vendeve aspirante”, deklaron zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Reagimi i zëdhënësit Price erdhi teksa në Tiranë u mbajt samiti i krerëve të Ballkanit Perëndimor me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor përkatësisht; Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, si dhe të Komisionerit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close