Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit/ Linjat e para funksionale nga 15 korriku

ATSH – Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se nga 15 korriku do të nisin funksionimin disa linja në aeroportin ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, Kukës, duke publikuar edhe çmimet low cost të tyre.

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albania-n në portën e hapur të qiellit të Kukësit”, u shpreh Rama.

“Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti. 1€ + taksat domethënë: Kukës – Zyrih 12 EUR, Zyrih – Kukës 28.66 EUR, Kukës – Stamboll 12 EUR,  Stamboll – Kukës 23 EUR”, shprehet ai.

Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit është projektuar si low cost. Ka çmimet më të ulta në rajon. Fluturimi i parë në këtë aeroport u krye më 18 prill.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close