12 Qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës

Me rastin e çlirimit të Kosovës, mysafirët e programit ”Mirëmëngjesi Kosovë” , Ridvan Slivova, fotograf dhe Florie Selmani, kontabiliste, evokuan kujtimet e përvojat e tyre në ditën e çlirimit të Kosovës, pikërisht më 12 qershor , 1999, kur trupat e NATO-s, së bashku me UÇK-në dëbuan forcat ushtarake e policore serbe.

”Gjatë bombardimeve, ndonëse isha fotoreporter i Rilindjes, apo Bujku, siç botohej në atë kohë, isha në pjesën e Gollakut, ku bëja punën time profesionale në terren, ku kam xhiruar e fotografuar shumë ngjarje të luftës, masakra nga forcat serbe, etj.  dhe mbaj mend kur hynë forcat e KFOR-it, unë u ktheva në qytet dhe bëra punën time, duke fotografuar forcat e KFOR-it, që ishin stacionuar, fillimisht tek Medrerseja, pastaj edhe në vendet tjera”, rrëfen kujtimet e tij fotografi Slivova.

Tutje ai rrëfen përjetimet e tij, që nuk paraqiteshin dot me kamera, që, siç thotë ai,” emocionet ishin të përziera, gëzim dhe frikë, sepse isha prezent kur ishin takuar forcat e KFOR-it dhe atyre serbe në rrugën që tash mban emrin e heroit Luan Haradinaj”.

Ndërkaq  Florie Selmani, e cila gjatë kohës së luftës ishte fëmijë, 12 vjeçare, kujton kohën e luftës si dhe ditën e çlirimit, që, sipas saj, ishin ditë që nuk mund të përshkruhen me fjalë.

Ajo, si fëmijë, kishte grumbulluar, seleksionuar, fotografitë që kishin të bënin me luftën, duke u shndërruar në albume me tematikë lufte.

”Synim i imi ishte që përmes këtyre fotove të lëjmë gjurmë për brezat e ardhshëm për atë që po ndodhte në Prishtinë e gjithandej vendit”, shtoi ajo./RTKLive

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close