KOMF: Puna e rëndë dëmton fëmijët

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, bën thirrje për vetëdijesim dhe sensibilizim të prindërve, institucioneve dhe të gjithë qytetarëve për të mbrojtur fëmijët nga punët e rënda.

Fëmijët e përfshirë në punë të rënda u ekspozohen një sërë rreziqesh për jetën, shëndetin dhe formave të ndryshme të shkeljes së të drejtave të fëmijës, përfshirë: neglizhimin, abuzimin fizik dhe psikologjik, mungesën e qasjes në arsim dhe rrezikut të abuzimit seksual dhe/ose trafikimit.

“Aktualisht, në Kosovë nuk ka shërbime të veçanta të ofruara nga komunat për të adresuar mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda; duke përfshirë qendrat e kujdesit ditor, ekipet mobile si dhe shërbimet e rehabilitimit dhe reintegrimit (mbështetjen sociale, arsimore dhe psikologjike për fëmijët dhe familjet e tyre).

Përjashtim bëjnë iniciativat e disa organizatave jo qeveritare, sikurse Terre des hommes e cila ka hapur qendër ditore në Prishtinë për trajtimin dhe re integrimin e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda me fokus trajtimin e fëmijëve në situatë rruge”, thuhet në reagim.

Më tej bëhet e ditur se prej muajit korrik 2020 në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili synon të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e keqpërdorimit, shfrytëzimin apo formave tjera që vënë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës.

Sipas këtij ligji, çdo komunë duhet të punojë për të mbrojtur fëmijët nga të gjitha rreziqet, duke përfshirë edhe rreziqet e mëdha që vijnë nga puna e rëndë të fëmijëve.

KOMF u bën thirrje komunave dhe qeverisë të marrin masat të zbatojnë Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës në mënyrë që të përmirësojnë gjendjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda.

KOMF ka adresuar një shkresë drejt Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke rekomanduar që shkollat e Republikës së Kosovës të të gjitha niveleve (niveli i arsimit fillor, i mesëm i ulët dhe i mesëm i lartë), të mbajnë një sesion dedikuar formave të rënda të punës së fëmijëve, dëmit, pasojave në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës si dhe raportimit drejt institucioneve përgjegjëse.

Puna e rëndë duhet të raportohet në Qendrat për Punë Sociale nga çdo qytetar që mund të dijë apo njohë raste të tilla.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close