Veteranët protestojnë sot

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të organizojë sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, aktivitet protestues përmes artit, për shkak siç thonë fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë.

“Këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë përvvendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre. Dil dhe shkruaj mbishkrimin “Me ju çlirimtarë” dhe formo figurat e nismëtarëve të Lirisë”, thuhet në njoftimin e Faton Klinakun, ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së.

Aktiviteti do të fillojë në ora 11:00.

Në fillim, ky tubim ishe thirrur në formë proteste nga OVL e UÇK-së për shkak të deklaratave të zyrtarëve në qeverinë Kurti ndaj UÇK-së dhe arrestimit të Faik Fazliut, mirëpo që më vonë organizata ishte zbutur në thirrjen e saj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close