Komandanti i KFOR-it takon krerët e Ambasadave të huaja në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Franco Federici është takuar me Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë dhe me ambasadorët e ShBA-së, Francës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë takim ka munguar ambasadori gjerman në Kosovë.

Ky takim sipas një njoftimi në KFOR-it ishte drekë pune ku u diskutua situata e sigurisë në Kosovë.

“Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Franco Federici, u takua me Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, si dhe Ambasadorët e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Takimi, i cili është pjesë e konsultave periodike që zhvillohen midis Ambasadorëve të QUINT-it dhe Komandantit të KFOR-it, ishte një drekë pune. Ata diskutuan dhe shkëmbyen informacione në lidhje me situatën e sigurisë në Kosovë dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis Organizatave Ndërkombëtare dhe Forcës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Poashtu në njoftim thuhet se janë diskutuar edhe veprimet e mëtejshme.

“Veprimet e mëtejshme dhe fushat e reja të bashkëpunimit janë diskutuar gjithashtu. Vetëm së bashku ne mund të arrijmë një qëllim të përbashkët, është mesazhi i ndarë midis të shquarve”, thuhet tutje.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close