Moti sot në Kosovë

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme në vend. .

Sipas PW, në fundjavë mbetet mot jostabil me shi e bubullima, derisa ditëve të para të javës pritet të ketë mot me vransira e intervale me diell, pa të reshura, raporton Express.

Nga dita e hënë parashihen kushte më të qëndrueshme, ku do të ketë vransira dhe intervale me diell, por pa mundësi të mëdha për shi.  Të hënën edhe pritet të mbajë mot më i freskët.  Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e enjte parashihen më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe në fundjavë.

Indeksi i rrezeve UV do jetë në vlera të larta ditën e shtunë, e të dielen e të hënën në vlera mesatare.

13.06 – Kryesisht me vransira.  Nga mesdita priten edhe të reshura shiu, aty këtu edhe me bubullima.  Në mbrëmje me kthjellime.

14.06 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe erë.  Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

15.06 – Vransira dhe intervale me diell.

16.06 – Vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit me tendencë të rënies deri ditën e hënë.  Minimalet luhaten nga 8C deri 11C, e maksimalet nga 22C zbresin deri në 18C ditën e hënë, e deri të mërkurën me tendencë të rritjes në 25C.

Era do të fryj mesatarisht dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga veriu 4-12m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close