Eksporti i mjaltit “made in Albania” në tregjet e SHBA-së, Lindjes së Mesme e Singaporit

ATSH/ Qeveria po zgjeron mbështetjen me fonde nga Skema Kombëtare për bletarinë, teksa mbarështimi i bletëve po shndërrohet në tendencë në të gjithë vendin, si një biznes me përfitime të konsiderueshme edhe nga eksporti.

Fermat apo siç njihen ndryshe, parqet e bletëve janë sot jo vetëm modele të prodhimit të mjaltit por edhe atraksione të veçana turistike në zona të ndryshme të vendit ku zhvillohen.

Këto sipërmarrje japin kontribut në furnizimin e tregut vendas me mjaltë dhe të eksporteve që kanë nisur të gjallërohen së fundi në disa shtete të botës, krahas impaktit në zhvillimin e ekonomisë rurale.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, bletërritësit po rrisin standardet në prodhimin e mjaltit cilësor bio, “made in Albania” të cilin edhe eksporton në tregjet e huaja.
Shqipëria eksporton dhjetëra ton mjaltë rregullisht në Kosovë, e disa vende të rajonit, ndërsa risi është fakti i eksportit të mjaltit në SHBA, Angli, në Lindjen e Mesme, në Kinë e Singapor.

Llojet më të rëndësishme të mjaltit që prodhohen në vendin tonë dhe janë mjaft të kërkuara në tregjet e huaja është mjalti i Zadrimës (rajoni i Lezhës). Mjalti më i njohur në këtë zonë është ai i sherebelës.

Mjalti që prodhohet në Pukë ka vlera të larta ushqyese, si pasojë dhe e natyrës dhe diversitetit të bimëve medicinale që gjenden në zonë. Ndërsa mjalti i malit (Tropoja/Korça) është një zgjidhje për shumë ferma të vogla që ndodhen në zonat malore, të cilat nuk kanë shumë mundësi që ta zgjerojnë prodhimin e tyre agrikulturor dhe të shkojnë në treg.

Në vendin tonë, prodhohet edhe mjalti i gështenjave nga Tropoja mjaft të njohura për shijen e veçantë, mjalti i Himarës që mblidhet nga pyjet e Llogorasë, Palasës e deri në Borsh. Ndërsa markë e njohur tashmë e mjalit njihet edhe mjalti i Përmetit dhe mjalti i maleve të Gjirokastrës.

Qeveria mbështet përmes programeve të saj 530 mijë koshere bletësh dhe 4358 bletarë në të gjithë vendin.
Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2021 financon drejtpërdrejtë bletarët me 1 mijë lekë për zgjua për fermat që kanë jo më pak se 50 koshere. Vitin e kaluar (2020) Skema Kombëtare mbështeti të gjithë aplikuesit në masën 2, për bletari që ishin 1458 fermerë gjithsej në të gjithë vendin.

Fondi publik për mbështetjen e bletarisë që prej vitit 2014 janë rritur me 749%. Në vitin 2013 ishin gjithsej 275 përfitues, ndërsa në vitin 2020 arritën në 1458 përfitues dhe në 2021 ku numër pritet të jetë edhe më i lartë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close