Rama takon Blinkenin në Bruksel

ATSH/- Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Edi Rama.

Në njoftimin e publikuar nga Departamenti i Shtetit bëhet e ditur se “sot në 5:30 me orën lokale, Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, do të takohet me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, në Bruksel (Belgjikë)”.

Njoftimi i plotë i Departamentit amerikan të Shtetit:

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken do të shoqërojë presidentin amerikan Joseph R. Biden, Jr. në udhëtimin e tij në qershor në Cornwall (BM), Bruksel (Belgjikë) dhe Gjenevë (Zvicër).

Më 10-12 qershor, Sekretari do të marrë pjesë në angazhimet dypalëshe të Presidentit rreth takimit të G7-s në Cornwall.

Ai më pas do të shoqërojë Presidentin në Samitin e NATO-s më 14 qershor dhe në samitin SHBA-BE në 15 qershor, të dyja në Bruksel.

Më në fund, ai do të marrë pjesë në takimin dypalësh të Presidentit Biden me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, në Gjenevë.

Sot në 5:30 me orën lokale,  Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, do të takohet me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, në Bruksel (Belgjikë).

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close