Blinken-Ramës: Partneriteti ynë më i fortë, vlerësojmë lidershipin tuaj

ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Bruksel.

Rama dhe Blinklen, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për koordinimin e teknologjisë 5G, mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Blinken falënderoi kryeministrin Rama duke theksuar se po vendosni një shembull mjaft të fortë edhe për të tjerët për rrjetet më të ndjeshme teknologjisë.

“Z. Kryeministër faleminderit shumë së pari që jeni sot këtu, por ç’ka është më e rëndësishme, ju faleminderit për punën që kemi bërë së bashku. Mendoj që po vendosni një shembull mjaft të fortë për të tjerët sot për nevojën për t’u siguruar që kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme teknologjisë që kemi ne, të punojmë me shitës të besuar”, theksoi Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se “kjo është shumë e rëndësishme dhe një mesazh shumë i fortë për t’i treguar të tjerëve”.

“Dhe ç’është më e rëndësishme, jemi mirënjohës për punën që SHBA-të dhe Shqipëria kanë bërë së bashku në shumë fusha të ndryshme përfshirë edhe stërvitjen “Deffender 21” që është përmbushur me kaq shumë sukses”, nënvizoi Blinken.

Më tej, Sekretari amerikan i Shtetit tha se “presim me padurim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Sigurimit të OKB. Kemi shumë punë të mira për të bërë edhe atje dhe në të gjitha aspektet ky partneritet po bëhet më i fortë dhe më i thellë dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj për ta bërë këtë”.

Blinken tha se “ju po vendosni një shembull mjaft të mirë dhe ju jemi mirënjohës që ju kemi si partner dhe aleatë”.

Kryeministri Edi Rama tha se, “për ne në Shqipëri është një moment shumë i rëndësishëm, sepse siç besoj ju e dini, kemi ndërmarrë këtë nismë nga ana jonë prej disa vitesh dhe duke i kërkuar edhe të tjerëve, vendeve në rajon që të bëhen pjesë dhe që të gjithë së bashku të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurt komunikimi dhe për ta vënë këtë korridor komunikimi të shërbimeve shumë kritike në duart e qytetarëve të Shqipërisë, të institucioneve shqiptare dhe të forcave të sigurisë dhe të mos lejojmë që të kompromentohet nga aktorë të tretë, që ndonjëherë janë aktorë dashakeq”.

“Ndaj është përherë krenari për Shqipërinë që jetë krah jush. E që të jetë në krah të SHBA-së përherë. Kështu faleminderit shumë për ketë dhe shpresoj që së bashku, ne të mund të bindim edhe miqtë e tjerë në rajon për tu bërë pjesë e kësaj”- deklaroi Rama.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close