Nga Washingtoni vjen një Koncepti i ri i strategjisë së NATO-s për forcimin e mbrojtjes kundër Rusisë dhe Kinës

Pa sardhjes së presidentit Biden në krye të administratës së Së Shteteve të Bashkuara ka filluar të ndryshojë  edhe qasja politike ndaj kërcënimeve që vijnë nga Rusia dhe Kina.

NATO ka filluar përgatitjen e një strategjie të re ushtarake për të forcuar mbrojtjen e saj kundër kërcënimeve nga Rusia dhe Kina, thuhet në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë.

“Aleatët nga Aleanca do të marrin përsipër detyrime në mënyrë që të realizojnë një koncept dhe strategji të re me qëllim forcimin e potencialit të parandalimit dhe mbrojtjes së NATO-s me qëllim të luftimit të kërcënimeve që vijnë nga Rusia, por edhe nga vendet e tjera”, përcjellin mediat botërore.

Ky dokument u publikue në prag të samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i cili do të mbahet më 14 qershor në Bruksel. Ishtë pohuar gjithashtu se strategjia do të marrë parasysh politikën agresive të Rusisë, si dhe sfidat që dalin përpara sigurisë kolektive të Aleancës për shkak të Kinës. Për më tepër, Shtëpia e Bardhë deklaron se NATO do të vazhdojë të monitorojë aktivitetin e Rusisë në Ukrainë dhe territorin e saj. Koncepti i ri i strategjisë duhet të jetë gati për miratim në samitin e Aleancës që do të mbahet në 2022.

Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close