Mungon bashkëpunimi ndërkufitarë dhe binjakëzimi me Preshevë e Kumanovë

Shkruan: Refik HASANI

Gjilanit si një trekëndësh kufitar është dashur të krijoj  lidhje të qëndrueshme në baza reciproke, standarde dhe nivele të barabarta institucionale me Komunat fqinjë kufitare. Prishtina po ashtu është dashur vendosur bashkëpunim ndërkufitarë me Medvegjën. Veprimet në nivelin Komunal midis organeve Lokale publike fqinje që i nënshtrohen sistemeve të ndryshme ligjore vendase për çështje të interesit të përbashkët, synimi është të identifikohen problemet e përbashkta, çështjet dhe objektivat  që duhet formalizuar si pjesë e një marrëveshje e bashkpunimit  duke lehtësuar dhe ndihmuar   jetën veçmas fshatrave kufitare të dy anëve  të kufirit  pastaj edhe  duke u shkëmbyer me të dhëna zyrtare në mesë niveleve Komunale për t’u adresuar edhe në nivele qendrore të tyre. Bashkëpunimi ndërkufitarë në mënyrë institucionale përmesë projekteve të përbashkta është më se i domosdoshëm pasi është në vendënumrim, pasi ndërvarësia gjeografike, mjedisore, urbane, rurale dhe ekonomike jan parametra që duhet bashkëpunur në mesë Komunave kufitare.   Bashkëpunimi do të prodhonte efekte  që të binjakëzohen, vllazërohen dhe miqësohen Komuna e Gjilanit me Komunën fqinje të Preshevës, Bujanocit, Kumanovës dhe Likovës. Në mënyrë institucionale do të duhej të ketë takime të rregullta të bazuara në ligje, akte e udhëzime të praktikave më të favorshme. Që nga momenti i pikës së veçant të rendit të punës që caktuar dhe është  themeluar  Komiteti për bashkëpunim ndërkufitar. Sot e asaj dite nuk kemi asnjë rezultat konkretë të këtij bashkëpunimi  reciproke të përheshme, afatgjata në mënyrë institucionale.

Ende nuk jan  caktuar dhe precizuar sferat e përgjegjësisë në mesë të Komunave të Gjilanit me Komunën e Preshevës dhe ate të Bujanocit. Ende nuk jan  caktuar dhe precizuar sferat e përgjegjësisë në mesë të Komunave të Gjilanit me Komunën e Kumanovë e Likovë.  Gjilani,duke ngecur në këtë bashkëpunim aqë më largë jan Komuna e Kamenicës për bashkëpunim me Bujanocin dhe Medvegjën. Edhe Komuna e Vitisë   do të duhej krijuar frymën në një  bashkëpunim me Kumanovën e Likovën.   Pse Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë figuron vetëm në letër, pasi me asgjë dhe me asnjë projekt serioz nuk është marrë dhe nuk ka qitë në dritë asgjë.  Nëse eventualisht ka ndonjë rezultat që ka bërë si   evidentim-adresim  të ndonjë çështje apo ka arritur në ndonjë konkluzion mua më vjen mirë, por kam droj që asnjë çështje jo që ska arritur të gjejë  zgjidhje po as të adresoj.Gjilani nuk duhet të injoroj bashkëpunimin ndërkufitarë, askush ska të drejtë të thiret në këtë bashkëpunim, nuk mjaftohet vetëm në ndonjë komferenc shtypi sa për treguar në opinion që egziston në letër bashkëpunim ndërkufitarë. Sa projekte jan realizuar që nga themelimi i këtij komiteti.

Për secilën Komun cilat projekte,çfarë plane jan hartuar,sa fonde dhe në çfarë shume  për investime nga Këshilli i Europës dhe mekanizmave tjerë Europian jan thithur.Mos të flasim për programe e grante të IPA I  dhe IPA II. Në cilat projekte  është konkurruar dhe cilat jan përfitimet  dhe cilat jan në përfundim e sipër në interes të përbashkët të këtij trekëndëshi kufitarë.

Pse Gjilanit një legjislaturë i ka ikur duke mos arritur asgjë në bashkëpunim ndërkufitarë.  Pse Prishtina,Gjilani, Kamenica e Vitia  ende nuk kan vllazërim, miqësim e binjakëzim  me  Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, Kumanovë e Likovë  apo ndonjë  bazë të krijuar në bashkëpunim ndërkufitarë  të filluar së ndërtuar në mënyrë institucionale. Pse Komiteti nuk ka arritur për një legjislatur të tër të krijoj efekte të mirëfillta më shumë për  bashkëpunim ndërkufitar, pse!. Cilat jan planet afatë mesme, afat gjata  të këtij bashkëpunim me projekte e përfitime në interes publik të komunave fqinje kufitare. Të gjitha këto dhe shumë e shumë pyetje të tjera do të duhej dhën përgjigje.

Autori ish-Këshilltar Komunal i Gjilani në legjislaturën 2009-2013, që dha propozimin për formimin e  Komitetit të përhershme për bashkëpunim ndërkufitar me Preshevë, Bujanoc, Kumanovë e Likovë, që është miratuar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit ,më datën  27.06.2013.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close