Vuçiqi: S’ka fuqi që na shtyn me firmosë pavarsinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbërritur të Bruksel, ku të martën do të takohet me kryeministrin e Kosovës në raundin e ri të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Vuçiqi përmes një postimi në Twitter, ka thënë se nuk është ithtar i konflikteve të ngrira, porse pavarësinë e Kosovën nuk do ta pranojë kurrë.

“Për ata që presin se do të firmosim pavarësinë e Kosovës, mund të them se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Jam i shqetësuar për Deçanin (Manastirin v.j.), shpresoj se nuk do të shkojë në mendje asnjë aksion pushtues, Kur dikush ëndërron se ka shtet, e nuk e ka, më pas shpik vula të ndryshme. Mendojnë se janë shumë të fortë, por këtë ua ka mundësuar ish-pushteti (i Serbisë v.j.). Le të tregohen të dhunshëm, kjo tregon për dobësitë e tyre. Kanë treguar se sa janë nervoz dhe se nuk dinë çfarë të bëjnë me veten. Nuk ka fuqi që mund të na shtyjë të bëjmë diçka kundër interesave tona vitale”, ka shkruar Vuçiq, përcjell b92.net.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close