Borrell para takimit Kurti-Vuçiq: E dimë se nuk ka me qenë lehtë

Josep Borrell, në një prononcim për media para takimit, përsëriti se rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së është vazhdimi i dialogut.

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka arritur në objektin e BE-së ku bashkë me Emisarin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të takojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Sot bashkë me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të jemi nikoqirë të një takimi të ri të nivelit të lartë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Jam i lumtur që po ndodh në kohën e njëjtë kur Bashkimi Europian do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden, këtu në Bruksel. Është kënaqësi të takoj dhe të mirëpres në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, jo shumë kohë pas vizitës bilaterale në Bruksel”.

“Unë atëherë i kam inkurajuar të dy që të vazhdojnë me takimet në kuadër të dialogut, pa vonesa, dhe me fokusin për të prodhuar rezultate pavarësisht të gjitha pengesave ekzistuese. Ne e dimë se ky dialog nuk do të jetë i lehtë, por ky proces dhe përkushtimi i sinqertë nga të dyja palët është i nevojshëm për të mirën e popullit të Kosovës dhe Serbisë. Le të jemi të qartë – dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt të ardhmes europiane për të dyja vendet”.

“Është momentum i ri në Europë për Ballkanin Perëndimor dhe mendoj se është e rëndësishme për tërë rajonin që ta shohin këtë mundësi. Kjo mundësi është për gjithë rajonin, jo veç për Kosovën dhe Serbinë, sepse marrëdhëniet mes tyre janë shumë të rëndësishme për stabilitetin e gjithë rajonit”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close