Në ditën e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel,Serbia mban stervitje ushtarake si formë kërcënimi

“Bazuar në direktivën e Komandantit Suprem të Ushtrisë Serbe dhe Presidentit të Republikës, Aleksandar Vuçiq, një kontroll i gatishmërisë luftarake të komandave, njësive dhe institucioneve të Ushtrisë Serbe filloi herët këtë mëngjes,” thuhet në një njoftim të Ministrisë serbe të mbrojtjes.

Sipas po kësaj ministrie herët këtë mëngjes, filloi stërvitja e përbashkët “Munjeviti udar 2021″,që në shqip do përkthehej kështu disi ,”Goditja e rrufeshme 2021”,ku po marrin pjesë diku rreth 15.000 pjestarë të kësaj ushtrie.

Ju mund të pyesni,ku asht qëllimi i kësaj stërvitje ushtarake që po mbahet sot mu në ditën kur ky Vuçiqi asht ulur përball Kryeministrit të Kosovës,Kurti në bruksel.

Një njeri që vjen nga shkolla politike millosheviqiane e shesheliane ,shkon në Bruksel për bisedime që do duhej të sillnin paqen,përderisa nga ana tjetër ngrit në këmbë Ushtrinë e cila vetëm krime e shkatërrime ka sjellur në Ballkanin Perëndimor nuk ka ndonjë agjendë paqesore por militare.

Edhe armatosja e viteve të fundit e Serbisë nuk kishte ndonjë qëllim tjeter pos frikësimin e popujve përreth.
Ky asht një mesazh kërcënimi dhe “frikësimi”,që nuk duhet marrë sikur spo ndodhë asgjë.
Por askush nuk duhet të mendojë se shqiptarët janë në gjendjen e paraluftës së Kosovës.

Serbia duhet ta dijë se shqiptarët bënë luftë heroike kundër saj edhe kur s’kishin as kallashnjikovë e lëre më tani kur janë në NATO dhe shumë më të organizuar ushtarakisht për t’i mbrojtur interesat kombëtare!
Gjendja e shqiptarëve ,edhe ajo ushtarake,edhe politike asht shumë më e avansuar. Edhe Kosova nuk lufton ma nga pozita e një vendi të okupuar,por si një shtet i organizuar me një Ushtri të veten.

Xhelil Arifi 15 qershor

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close