Flet Vuçiqi pas takimit në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit të sotëm me kryeministrin e Kosovës, ka deklaruar se Albin Kurti ka ardhur në Bruksel për të thënë se nuk do të arrijë marrëveshje për asgjë. Vuçiq ka thënë se gjatë këtij takimi ka pasur ‘provokime’ dhe se ka parë shumë papërgjegjësi dhe joseriozitet tek pala kosovare.

Megjithatë, sipas tij, Serbia do të jetë e përkushtuar ndaj dialogut dhe konfirmoi se është arritur pajtueshmëria që raundi i ardhshëm të mbahet deri në fund të këtij muaji. “Sinqerisht nuk di çfarë t’iu them. Nuk kam marrë pjesë në asnjë takim tjetër si ky. Vetë kohëzgjatja e takimit flet për atë se cilat ishin rezultatet e këtij takimi. U pajtuam që deri në fund të korrikut të vazhdojmë dialogun. Shpresoj se kjo është një gjë e rëndësishme, e cila mund të garantojë paqen dhe stabilitetin, gjithçka tjetër do të ishte e panevojshme për t’u komentuar”, ka thënë Vuçiq para mediave. Ai tutje theksoi se janë tri lajme të rëndësishme nga ky takim: “E para se delegacioni shqiptar nuk dëshiron të përmbushë marrëveshjet të cilat i ka nënshkruar, nuk duan të diskutojnë për Asociacionin e Komunave Serbe. E dyta ata kërkuan urgjentisht dhe menjëherë të dëgjojnë se kur do ta pranojmë Kosovën e pavarur. E treta e quajnë incident dhe provokim faktin që serbët duan të marrin pjesë në liturgji në kishat e tyre, pasi mbase tokat për ato kisha janë dhënë në kohën e Millosheviqit. Unë isha i butë dhe nuk doja të shprehesha, kjo është mungesë e realitetit, seriozitetit dhe përgjegjësisë”, ka shtuar presidenti serb.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close