Daka: Shkarkimi im i paligjshëm dhe i porositur

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka e ka quajtur vendim të porositur shkarkimin e saj nga KQZ.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Daka tha se shkarkimi i saj është jokushtetues.

“Dje me vendimin e saj, presidentja e Kosovës e ka përmbushur kërcënimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore për shkarkimin tim. Dua të ju bëj të ditur qysh në fillim se ky është një vendim jokushtetues dhe i pambështetur në Ligj. Këtë e them duke u mbështetur në faktet se arsyetimi i dhënë për shkarkimin tim jo vetëm që është i paligjshëm, kontradiktor me veten por edhe qesharak.  Të akuzohem për mospunë dhe për vendime kolegjiale të marra nga të gjithë anëtarët e KQZ-së dhe të ndëshkohem vetëm pse e kam aplikuar Kushtetutën dhe Ligjin, është absurditet i llojit të vet dhe mbi të gjitha gjasat vendim i porositur”, ka thënë Daka.

Daka deklaroi se emërimi i menjëhershëm i kryetarit të ri, ka dëshmuar se vendimi për shkatërrimin e saj ishte i përgatitur më herët.

“Shihet qartë se ishte i përgatitur më herët dhe kjo dëshmon edhe emërimin e menjëhershëm të kryetarit të ri. Këtij shkarkimi I ka paraprirë edhe një takim në të cilin ajo ka kërkuar që unë të jap dorëheqje në mënyrë të vullnetshme si dhe unë të marrë në këmbim një mirënjohje për punën që e kisha bërë, duke përfshirë edhe mundësinë e bashkëpunimit në tutje. Kjo ishte e papranueshme për mua”, deklaroi më tutje ajo.

Ish-kryetarja e KQZ-së foli edhe për përplasjet e saj dhe presidentes Osmani. Sipas saj çdo gjë filloi kur ajo dhe disa anëtarë të KQZ-së e kanë kundërshtuar certifikimin e kandidatëve që janë të dënuar në tri ditët e fundit.

“Kërcënimet publike të presidentes Osmani kanë nisur qysh nga janari I vitit 2021, kur unë dhe shumica e anëtarëve të KQZ-së, edhe pse në presion në madh ishim në mbrojte të aktgjykimit të gjykatës Kushtetuese për moslejimin e kandidimit të personave që janë të dënuar në tri vitet e fundit. Presidentja Osmani një ditë pas këtij vendimi përmes një video-mesazhi kërcënoi me shkarkim”, deklaroi ajo.

Ndër të tjera, Daka tha se Osmani në arsyetimin për shkarkim ka përfshirë edhe akuzat e pabaza të disa anëtarëve të KQZ-së, duke aluduar kështu në përfaqësuesit e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alim Rama.

“Ky presion i porositur ka vazhduar edhe më vonë nga përfaqësuesit e një subjekti politik. Ata ndaluan mbledhjet, thoni akuza të pabaza dhe presidentja nuk reagoi për to. Akuzat e tyre I gjeni sot edhe në arsyetimin e presidentes për shkarkimin tim. Argumentet e presidentet janë lehtësisht të rrëzueshme dhe nuk duhet shumë mund për to”, tha Daka.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close