Fitorja e parë e Kurtit pas takimit në Bruksel.Odaloviqi i gatshëm të tërhiqet

Një nga 4 propozimet e kryeministrit Kurti në Bruksel gjatë takimit me Vuçiqin,që ndërmjetsohej nga Borell dhe Lajçak ishte të largohej Veljko Odaloviq,dhe thuhet si më poshtë:

“Propozimi tjetër ishte çështja e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq. Propozimi ynë i katërt sa i përket pakicave ishte reciprociteti bilateral që është parim i përgjithshëm, ku në Kosovë ne duhet të kishim një këshill nacional sikurse është në Serbi për shqiptarët dhe boshnjakët”.

Me sa duket kjo kërkesë propozim i Kurtit ka dhënë rezultatet e para.Të paktën nga ajo që njoftojnë mediat nga Beogradi Odaloviq është shprehur i gatshëm të tërhiqet nga pozita e tij si kryesues i asaj pjese që merret me të pagjeturit gjatë luftës.

Odaloviq duke folur për TV Prva ,tha se “ishte befasuar nga kërkesa në lidhje me të, e cila u bë gjatë bisedës në Bruksel.”

“Unë nuk kam problem, nëse jam një pengesë, nuk jam dikush që nuk mund të ngrihem. Nëse jam një problem për të gjetur qoftë edhe një trup, nëse jam një kusht, unë do të jem gati të tërhiqem. Në fund të fundit, unë do të bisedoj me presidentin, kjo është një gjë serioze dhe unë u befasova shumë keq.

 

/Përgatitur nga proinformacion.com

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close