Një nga gratë më të pasura në botë dhuron miliarda dollarë

Miliarderja amerikane, MacKenzie Scott, dhuroi edhe 2.7 miliardë dollarë për qëllime bamirësie.

Scott tha përmes një blogu se dëshiron t’u japë para atyre që janë “nënfinancuar dhe anashkaluar historikisht”.

Ajo tha se ka zgjedhur 286 organizata që trajtojnë pabarazinë racore, artet dhe arsimin.

Scott, shkrimtare dhe filantropiste, është ish-gruaja e Jeff Bezos, themeluesit të kompanisë së shitjeve online, Amazon.

Ajo është një nga gratë më të pasura në botë.

Pjesën më të madhe të pasurisë e ka nga Bezos, i cili aktualisht është njeriu më i pasur në botë.

Çifti është divorcuar në vitin 2019.

Në kuadër të marrëveshjes, Scott ka përfituar 4% të aksioneve të Amazon-it, pasi ajo e kishte ndihmuar ish-bashkëshortin të fillonte biznesin në vitin 1994.

Në dhjetor të vitit të kaluar është bërë e ditur se Scott ka dhuruar mbi katër miliardë dollarë për ushqime dhe ndihma emergjente, brenda katër muajsh.

Atëbotë, Scott ka thënë se ka dashur t’i ndihmojë amerikanët që luftojnë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Pavarësisht madhësisë së këtyre donacioneve, ajo është personi i 22-të më i pasur në botë.

Sipas revistës amerikane Forbes, pasuria e saj kap vlerën e 59.5 miliardë dollarëve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close