Vaksinimi masiv në Kosovë/ 279 ekipe të angazhuara në të gjithë vendi

ATSH/ Në qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 në të gjithë territorin e Kosovës ka nisur dje vaksinimi masiv. Për të kryer këtë proces janë angazhuar 279 ekipe vaksinimi të shtrira në tërë vendin, nga 89 sa kanë qenë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi dje se deri në fund të këtij muaji do të arrijë kontingjenti i parë me dozat e vaksinave të kontraktuara me kompaninë Pfizer.

Ministri i Shëndetësisë deklaroi se me dozat që kanë në dispozicion dhe ato që pritet të vijnë synohet të vaksinohen deri në 500 mijë qytetarë brenda muajit.

Ministri Vitia edhe njëherë e ka theksuar se prioritet mbetet vaksinimi i 60 për qind të qytetarëve deri në fund të viti.

Derisa ka folur për kategoritë që do vaksinohen, ministri i Shëndetësisë tha se përveç personave mbi 65 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike, me këtë proces të zgjeruar do të nis vaksinimi edhe i mësimdhënësve dhe pjesëtarëve të sigurisë.

Ai kërkoi nga qytetarët që të aplikojnë në platformën online për t’u regjistruar për vaksinim.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars, prej atëherë e deri më tani janë vaksinuar mbi 100 mijë qytetarë. Deri tani qytetarët janë imunizuar me doza të dhuruara nga aleanca COVAX dhe Bashkimi Evropian. Ndërsa, Qeveria e Kosovës në fund të muajit maj ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e 1.2 milionë vaksinave anti-COVID.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close