Gjilan-Udhët që prishen e arnohen ende pa iu larguar era e asfaltimit të parë!!

Banorët e “Rrugës së Kumanovës” dhe udhëve përreth kanë pritur vite të gjata për të pasur udhë të asfaltuara.

Disa prej tyre tashmë veç janë asfaltuar e “Rruga e Kumanovës” asht në asfaltim e sipër,përderisa ka disa muaj që një pjese të kësaj udhe i asht qitur shtresa e parë.

Gjithëçka do të ishte në rregull,sikur të përfundonte ndonjëhere puna në këto udhë dhe ne banorët (autori i textit) të kishim njëhere e mirë qetësinë tonë si dhe udhën e asfaltuar me standarde të pakten normale.

Udhët që lidhen me “Rrugën e Kumanovës” siç është ajo “Gazmend Zajmi” (foto e më sipërme) janë shtruar pak vite ma parë,por ato kurrë nuk janë përfunduar siç duhet.Që pas asfaltimit përfundimtar,në to asht intervenuar disa here masanej për shkak të punës shkel e shko.Ato janë prerë dhe janë arnuar disa here në disa vende për shkak të prishjeve të rregullta ,edhe pse shumë janë pak vite të lëna prapa që nga puna përfundimtare.

Ndërsa në “Rrugën e Kumanovës” ka vetëm disa muaj që ka përfunduar asfaltimi i shtresës së parë të një pjese të udhës,dhe ende pa u zhdukur era e asfaltit të ri ,ajo asht prerë përsëri për t’u rirregulluar.

Edhe gjatë punës për asfaltimin e parë kishte periudha të prish e ndreç ,kur puna që s’bëhej me kohë ose nuk bëhej siç duhej ,bëhej masanej duke ristartuar,riprerë,rindërtuar…pa ndërprerë deri më sot,siç mund t’i shihni në fotot (poshtë) e shkrepura sot nga redaksia e proinformacion.com!

Se ku është faji dihet.Kush i paguan këto prish e ndreç po ashtu dihet.Veç nuk po dihet a po merr kush përgjegjësi për punët shkel e shko që po kryen komuna e Gjilanit e udhëhequr nga Lutfi Haziri!?

/Xhelil Arifi/proinformacion.com


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close