Natasha Kandiq,i tregon Vuçiqiit se kush është kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Kosovës

Natasha Kandiq, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ia ka kujtuar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, se kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Kosovës është Ramë Manaj, familjarët e të cilit janë zhdukur në prill 1999 dhe mbetjet janë gjetur në një liqen në Serbi.

Ndërkaq Veljko Odaloviqi që tani mban postin e Kryetarit të Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë ka qenë udhëheqësi kryesor jugosllav në Kosovë pas vitit 1997 gjatë regjimit të Millosheviqit.

“Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Kosovës është Ramë Manaj, djali 18-vjeçar i tij, Ylli, vëllau Smajl dhe disa familjarë janë parë së fundi më 4 prill 1999 në fshatin Kralan. Mbetjet e vëllaut të tij dhe 18 personave të tjerë të cilët u zhdukën në Kralan janë gjetur në Liqenin Perucac. 48 të tjerë janë në listën Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të zhdukurit”, ka shkruar Kandiq.

Kryeministri Albin Kurti dje në takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq ka propozuar që kreu i delegacionit serb për persona të zhdukur Veljko Odaloviq të largohet nga kjo pozitë pasi ai ka qenë udhëheqës i Kosovës në kohën e regjimit të Millosheviqit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close