Kryeprokurori Lumezi vizitë zyrtare në Zvicër

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, janë duke qëndruar për vizitë zyrtare në Zvicër, me ç’rast kanë vizituar Institutin e Bazelit për Qeverisje (IBQ), ku janë pritur nga Drejtoresha Gretta Fenner dhe eksperti i këtij instituti, Jonathan Spicer.

Në fokus të këtij takimi ishte diskutimi i çështjeve të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit të Prokurorit të Shtetit me IBQ-në lidhur me gjurmimin dhe identifikimin e aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme të shtetasve kosovarë, asete këto, të cilat gjenden jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Kryeprokurori Lumezi dhe drejtoresha Fenner kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm ndërinstitucional dhe janë zotuar të thellojnë këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen, me qëllim të avancimit të luftës kundër korrupsionit, krimit​ të organizuar dhe identifikimit të aseteve të përfituara në mënyrë të jashtëligjshme dhe konfiskimin përfundimtar të tyre.

Vizita zyrtare e Kryeprokurorit të Shtetit, së bashku me bartësit e tjerë të funksioneve të sistemit prokurorial në institucionet e shtetit të Zvicrës, përkatësisht, në institucionet e fushës së drejtësisë nga kantonet e Bazelit, Cyrihut dhe Bernit është mundësuar nga Zyra e UNDP-së në Kosovë, në kuadër të Projektit SAEK III, projekt ky, që mbështetet financiarisht nga qeveria zvicrane dhe ajo suedeze.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close