Nis operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje edhe në Shëngjin

ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit kanë nisur shembjen e ndërtimeve pa leje edhe në Shëngjin, Lezhë, për t’u zhvendosur më pas përgjatë gjithë vijës bregdetare të Shqipërisë.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, theksoi sot se “çdo objekt apo strukturë e ngritur pa leje do të shkulet nga territori dhe hapësirat e zaptuara do t’i rikthehen qytetarëve”.

“Nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit ligjor kushdo që ka guxuar të ndërtojë pa leje dhe sigurisht as ata nga radhët e institucioneve shtetërore që kanë mbyllur sytë përballë paligjshmërisë”, tha Çuçi.

Operacioni “Bregdeti ynë” nisi në 7 qershor në Velipojë dhe Ksamil për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close