Bie numri i gjobave për mosrespektim e masave

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 14 tiketa në bazë të ligjit për Pandeminë, nga Policia e Kosovës.

Ka rënë dukshëm numri i gjobave të shqiptuara nga Policia e Kosovës për ata persona që nuk janë duke i respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), për luftimin dhe mbrojtjen kundër virusit Covid-19.

Ndryshe, ky ligj ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit 2020,i cili përmban 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë Covid-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close