Rënie e dukshme e investimeve kineze në BE

Investimet e Kinës në Evropë ishin dukshëm më të ulëta vitin e kaluar sesa vitet e mëparshme. Por Gjermania ende është ndër vendet me investimet më të mëdha kineze.

Sipas studimit të paraqitur të mërkurën (16.06) nga Instituti për Kinën Merics në Berlin dhe Grupi Rhodium, investimet e drejtpërdrejta kineze në Bashkimin Evropian dhe në Britaninë e Madhe kanë rënë 45 përqind krahasuar me një vit më parë dhe tani arrijnë shifrat prej vetëm 6.5 miliardë euro investime në vit. Ky është niveli mëi ulët i infestimeve të drejtpërdrejta kineze në BE dhe Britani të Madhe në dhjetë vitet e fundit.

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë ende destinacionet kryesore për investime të drejtpërdrejta kineze në Evropë. Gjermania është në vendin e parë. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar është ende në vendin e tretë, ndonëse investimet direkte nga Kina në këtë vend kanë rënë 77 përqind. Polonia është shndërruar vitin e kaluar në një prej vendeve më atraktive për investime të drejtpërdrejta nga Kina, pas një promovimi që është bërë atje.

Tendenca vazhdon

Sipas këtij studimi, tendenca e uljes së investimeve po vazhdon edhe sivjet, sepse investimet kineze kanë rënë edhe në tremujorin e parë të vitit 2021. Evropa mbetet një vend tërheqës për investimet kineze, por pandemia Corona ka penguar pagesat dhe investimet e mëdha të kapitalit kinez në tregun evropian. E gjitha kjo ka shkaktuar uljen e investimeve kineze në këto vende.

Disa vende të BE-së, duke përfshirë Italinë, Francën, Poloninë dhe Hungarinë, kanë forcuar vitin e kaluar mekanizmat e tyre të rishikimit për investime të drejtpërdrejta nga vendet e treta, që do të thotë se disa sipërmarrje kineze nuk kanë mundur të investojnë kapitalin e tyre në këto vende. Ndërkohë që tensionimi i raporteve mes BE-së dhe Kinës mund të vështirësojë edhe më shumë raportet ekonomike mes tyre dhe të pengojë investitorët kinezë në të ardhmen, vuri në dukje Merics me rastin e prezantimit të studimit.

/dw/bc/ul/bea (dpa)

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close