Nuk kalon propozimi i PDK-së për moszgjedhjen e komisionerit

Me 19 për, 53 vota kundër nuk ka kaluar propozimi i PDK-së për tërheqjen nga pika e rendit të ditës, votimi për Komisioner për Privatësi dhe Informim.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka kërkuar që të hiqet nga rend i ditës, pika për zgjedhjen e Komisionerit për Informim dhe Privatësi, shkruan Gazeta Express.

Ai i ka bërë thirrje grupit parlamentar të VV-së që ta tërheqin këtë pikë të rendit të ditës.

“Ne kërkojmë që pika e nëntë e rendit të ditës të largohet. Ka pasur kundërshtime këtyre ditëve. Kërkojmë nga Lista Serbe dhe nga VV-ja që ta tërheqin këtë pikë”, ka thënë ai.

Në ndërkohë, u.d. e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nuk do ta tërheqin këtë pikë të rendit të ditës.

Reklamë

“Argumentet që i prezantoi z.Recica nuk qëndrojnë. E kemi pasur një proces që ka shkuar në rrugën siç ka qenë e paraparë. Ky proces ka ardhur në seancë dhe seanca vendos. Thirrja për tërheqje është një thirrje për të vazhduar me proces të votimit. Ne kërkojmë që të procedohet kjo pikë e rendit të ditës”, ka thënë Kusari Lila.

Në ndërkohë, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se për kandidatët e përzgjedhur ka pasur vërejtje të shumta.

“Ne e kemi shqyrtuar këtë problem. Është prish një traditë e vazhdueshme në Kuvend, ku janë formuar grupe punues që kanë intervistuar kandidatët, i kanë përzgjedhur dhe i kanë dërguar në Komision. Kandidatët që janë përzgjedhur janë kandidatë për të cilët ka vërejtje të shumta. Mendoj se është e rëndësishme që të kemi përfaqësues jo politik. Propozimi për tërheqjen nga rendi i ditës është i arsyeshëm dhe duhet të tërhiqet”, ka thënë Gashi.

Edhe Bekë Berisha nga AAK-ja ka kërkuar që kjo pikë e rendit të ditës të tërhiqet.

“Sa i përket çështjes së Komisionerit, mendoj se ky konkurs është kompromentuar. Nuk do t’i përfaqësoj gjithë qytetarët dhe deputetët. Është e drejtë që të hiqet nga rendi i ditës dhe të bëhet konkursi për së dyti”, ka thënë Berisha.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close