Është mbajtur mbledhja e parë e KQZ nën kryesimin e kryetarit të ri, Kreshnik Radoniqi.

Sot është mbajtur mbledhja e parë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nën kryesimin e kryetarit të ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në fjalën e tij të parë hyrëse, kryesuesi Radoniqi tha se kjo është mbledhja e parë e tij në këtë pozitë, ndërsa për anëtarët e tjerë kjo mbledhje është e 40-ta.

Anëtar i KQZ-së nga PDK, Arianti Elshani derisa i ka uruar mirëseardhje kryesuesi Radoniqi kërkoi nga ai që të jetë gardian i kushtetues ligjeve të Kosovës. Në veçanti, ai kërkoi Radoniqi të jetë garian i KQZ nga agjendat politike.

Në këtë mbledhje udhëheqësi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmeti tha se në këtë proces zgjedhor do të angazhohet staf mbështetës. Derisa theksoi se krahas shumë masave tjerë për të ruajtur integritetin e procesit zgjedhor, në tavolinat e numërimit do të vendosin kamera.

Gjyqtari, Kreshnik Radoniqi u emërua kryesues i KQZ-së këtë të hënë pas shkarkimit të Valdete Dakës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close