‘Enigma e poezisë’, libri më i ri i Sabri Hamitit

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka botuar veprën më të re studimore të akademik Sabri Hamitit, “Enigma e poezisë”.

Libri është i ndarë në dy pjesë dhe trajton poezinë e autorëve klasikë shqiptarë të shekullit XX dhe autorë përfaqësues dhe veprat e tyre poetike të krijuara në shekullin XXI.

Në pjesën e parë të veprës më të re të Sabri Hamitit, “Enigma e poezisë”, trajtohen fenomene të poezisë shqipe të shekullit XX, në pesë kaptina. 1. Gjergj Fishta me Lahutën e Malcís, eposin e përthyer në imagjinatën lirike të zanave. 2. Lazër Shantoja me Për nji puthje të vetme, lirikë pasionante, që skandalizon norma e forma me licencia poetica-n e vet. 3. Ernest Koliqi me “Shêjzat” e veta, që me thelbin e artit poetik projekton kanonin letrar shqiptar integral. 4. Martin Camaj, me kenën e gjuhës shqipe shfaq kenën e rrënjës shqipe, për të pagëzuar Palimpsestin poetik të Unit. 5. Rexhep Ismajli, me përkthimin e poezisë ballafaqon e lidh kulturat, me fuqinë shpirtërore të kumtit poetik.

Në pjesën e dytë të këtij libri trajtohet poezia shqipe e shekulli XXI, në trembëdhjetë kaptina, duke synuar rrjetin poetik të krijuesve. 1. Zef Zorba, Libri i jetës. 2. Frederik Rreshpja, Marrëzia e Itakës. 3. Rrahman Dedaj, Migrimi i shpirtit. 4. Ali Podrimja, Elipsa e Eklipsit. 5. Fatos Arapi, Trishtimi i lamtumirës. 6. Romeo Çollaku, Poezia e mendimit. 7. Luljeta Lleshanaku, Fundi i gjërave. 8. Abdullah Konushevci, Poezia: matanë dashunisë. 9. Demë Topalli, Poezia e heshtjes. 10. Mimoza Ahmeti, Diva/Dama qiellore. 11. Arben Idrizi, Heqakeqi meditant. 12. Agron Tufa, Gardërobë gramatike. 13. Eqrem Basha, Perla e zezë.

Poezia e re shqipe, me kumte e me forma poetike, niset kah kanonet e reja, mendon autori.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close