Është gjetur diamanti i tretë më i madh në botë

Një diamant 1.098 karat i gjetur në Botswana është deklaruar nga kompania e diamanteve “Debsana”, si i treti më i madh i llojit të vet në botë.

The Guardian shkruan se guri i zbuluar më 1 qershor është vlerësuar si shumë i rrallë. Lynette Armstrong, drejtoreshë e “Debswanas”, ka thënë se ky gur ka kuptim të madh për Botswanan.

Ky diamant i zbuluar është guri më i madh i çmuar që është zbuluar në historinë e kompanisë.

Kujtojmë që diamanti më i madh i njohur është “Cullinan” me 3.106 karatë, i gjetur në Afrikën e Jugut më 1905. Ndërsa guri i dytë më i madh, me 1.109 karat, është “Lesedi La Rona”, i zbuluar në verilindje të Botswanas më 2015.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close