Shkarkohet Leposaviq,ministri i Malit të Zi që mohoi gjenocidin e Srebrenicës

Ligjvënësit e Malit të Zi kanë shkarkuar ministrin qeveritar pro-serb i cili ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë, ndërsa kanë miratuar rezolutën për Srebrenicën sipas së cilës vendi e dënon ashpër gjenocidin e kryer atje.

Ky votim ka tronditur qeverinë e re dhe ka ekspozuar një përçarje brenda koalicionit qeverisës atje.

Parlamenti votoi që ta zëvendësojë ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve, Vladimir Leposaviq, pasi mohoi se vrasja e rreth 8000 boshnjakëve myslimanë në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën gjenocid, raporton AP.

Leposaviqi u mbështet nga grupet pro-serbe që janë pjesë e aleancës qeverisëse. Kryeministri Zdravko Krivokapic kërkoi shkarkimin e ministrit pas komenteve të tij mbi Srebrenicën që nxitën kritika nga bota për Malin e Zi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close