Sot protestojnë ish-punëtorët e “Rilindjes”

Ish-punëtorët e gazetës “Rilindja” do të organizojnë tubim protestues, para pallatit ”Rilindja”, në ora 12:00.

Këta punëtorë janë shprehur të pakënaqur me sjelljet e institucioneve të Republikës së Kosovës për injorimin që po ua bëjnë tash e 20 vite, kur janë në pyetje kërkesat e tyre për 20 përqindëshin, pas marrjes së pallatit të “Rilindjes” nga Qeveria dhe njohjen e stazhit të punës, andaj kanë vendosur të organizojnë tubim protestues.

Në njoftimin për media thuhet se kërkesat e punëtorëve në këtë tubim do të jenë: 20 përqindëshi dhe njohjen e stazhit, për punën e bërë në gazetën “Rilindja”, përkatësisht “Bujku”.

Tubimit të punëtorëve të gazetës pritet t’ju bashkëngjiten edhe punëtorët e ndërmarrjeve të tjera të NSH “Rilindja”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close