Ukraina në luftë me Rusinë:Inxhinierët ukrainas prezantojnë fluturaken pa pilot e cila shkatërron tankun rus T-90 (Video)

Ukraian është në telashe të mëdha me fqinjin e madh Rusinë e cila me ndihmën e popullatës vendase ruse ka okupuar një pjesë të madhe të territorit të këtij vendi.

Prandaj ka vend ka ndërmarrë hapa për rritjen e kapaciteteve ushtarake për luftimin e kërcënimit permanent që vjen nga kërcënimi rus.

Inxhinierët ukrainas kanë prezantuar konceptin e një droni sulmues me shumë qëllime të bërë me ndihmën e stealth-teknologjisë Ace One, shkruan “Defense Express”.

Një video u postua në YouTube ku tregohet një dron që shkatërron një dron tjetër me një raketë, e cila ngjan në dronin rus “Orion”, pas së cilës shkatërroi edhe një tank rus T-90.

Sipas idesë së prodhuesit, Ace One do të jetë në gjendje të mbajë dhe të përdorë armë të drejtuara me precizion të lartë kundër caqeve tokësore dhe ajrore. Droni luftarak super i shpejtë është planifikuar të mbajë armë me peshë deri në një ton.
Siç u njoftua, 25 shkencëtarë dhe ekspertë ukrainas në fushën e industrisë hapësinore po punojnë në këtë projekt.

Kohët e fundit, Kiev ka folur rregullisht për mundësinë e përdorimit të armëve të reja ukrainase kundër Rusisë.

/Përgatitur nga proinformacion.com

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close