Arben Vishaj emërohet u.d. i drejtorit i Klinikës Infektive

Nga dita e djeshme infektologu, Arben Vishaj është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar  vetë Vishaj, i cili tha se dje e ka pranuar këtë pozitë nga drejtoria e Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

“Po është e vërtetë jam emëruar ushtrues detyre I drejtorit të Klinikës Infektive”, tha shkurt Vishaj, për KosovaPress.

Infektologu, Arben Vishaj është emëruar në këtë pozitë pasi dha dorëheqje nga ky post Izet Sadiku tash e tri javë.

Sadiku ditë më parë kishte deklaruar se dorëheqje ka dhënë për arsye personale, derisa këtë pozitë e kishte pranuar në fillim të marsit kur vendi jonë përballuar me valën e tretë të COVID-19.

Izet Sadiku ishte emëruar si u.d. të drejtorit të Klinikës Infektive pas dorëheqjes së Lindita Ajazaj-Berishës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close