Kryeministri kroat,Plenković letër Kurtit: Përkrahim kauzën e Kosovës për monumentet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar nga kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković, përgjigje në letrën që ia pati dërguar atij dhe kryeministrave e presidentëve të 56 vendeve të botës.

Në letër, kryeministri Kurti ka shprehur pikëpamjet e Republikës së Kosovës mbi trashëgiminë kulturore dhe rëndësinë e mbrojtjes së saj.

Duke iu falënderuar për letrën, kryeministri kroat ka thënë se pajtohet plotësisht që historia kulturore e çdo vendi dhe personifikimet fizike të trashëgimisë së saj kulturore duhet të trajtohen gjithmonë me respektin e duhur dhe të mbrohen në të mirë të shoqërive tona në tërësi.

“Ne i vlerësojmë shumë përpjekjet tuaja për të respektuar dhe mbrojtur monumentet e rëndësishme në Kosovë, të cilat janë një pjesë e kësaj sixhadeje të pasur të trashëgimisë kulturore. Të ngrohë zemrën të dish se je i përkushtuar në këto përpjekje”, ka shkruar z. Plenković. Konservimi dhe pasqyrimi vibrant i trashëgimisë kulturore heterogjene të vendit tuaj padyshim që do të sigurojë një pjesë të çmuar të trashëgimisë kulturore globale, ka shtuar ai.

Duke qenë pjesë e operacionit të NATO-s për mbështetjen e paqes në Kosovë, KFOR, kryeministri Plenković ka thënë se Kroacia mbetet e vendosur t’i japë pjesën e saj të duhur kësaj kauze madhështore, e cila mbetet po aq thelbësore për pajtimin, sa është edhe për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Në letrën e datës 20 maj 2021, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ua ka konfirmuar liderëve të 56 vendeve të botës (ndër to edhe Serbia) vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të mbrojtur trashëgiminë e tërësishme kulturore, e në veçanti atë të komuniteteve pakicë, siç janë kishat ortodokse dhe manastiret.

Kryeministri u ka bërë thirrje atyre që të përkrahin Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit, siç ka thënë ai, duke e parë trashëgiminë tonë të pasur kulturore si ndër argumentet më të forta të vlerës së shtuar, që vendi ynë ia sjellë komunitetit botëror të kombeve, njerëzve e kulturave.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close