Mendoj se historia nuk na e thotë të gjithë të vërtetën.

Për Koha Javore: Astrit Lulushi / Uashington

Çfarë e shtyn njeriun t’i besojë fesë së të parëve, kur të parët vetë nuk i kishin qëndruar besnikë fesë së të parëve të tyre? Mendoj se historia nuk na e thotë të gjithë të vërtetën. Një popull nuk qëndron dot i shtypur për 500 vjet – por vetëm vdes, tretet, shprishet, humbet, ose bëhet dikush dhe në trojet e tij vjen një tjetër; ashtu si një popull, që kur mbahet për 45 vjet në izolim armiqësohet dhe përçahet.

Ka një lidhje të padukshme midis njeriut dhe vendit; emrit dhe besimit. Kush krenohet se ka besë, nuk është aspak i besës – tregon ndonjëherë përvoja.
Të parët tanë në mesjetën e vonë ndërruan emrin, toponimin e vendit dhe besimin, thotë historia. Dhe ne sot ecim në gjurmët e tyre, edhe pse rrotull nuk shohim ndonjë osmanli të na detyrojë t’i falemi Zotit si ata, ose të na pengojë të kthehemi tek emri i parë – Albania, për shembull, ose Arbëria. Çfarë e shtyn njeriun t’i besojë fesë së të parëve, kur të parët vetë nuk i kishin qëndruan besnikë fesë së të parëve të tyre? Mendoj se historia nuk na e thotë të gjithë të vërtetën. Një popull nuk qëndron dot i shtypur për 500 vjet – por vetëm vdes, tretet, shprishet, humbet, ose bëhet dikush dhe në trojet e tij vjen një tjetër; ashtu si një popull, që kur mbahet për 45 vjet në izolim armiqësohet dhe përçahet.

Rajoni më në perëndim i Perandorisë Osmane ishte edhe mur ndarës midis Lindjes dhe Perëndimit. Ndonjëri mund të thotë se ishte Deti, të tjerët thonë se ishte Skënderbeu që e caktoi këtë kufi, edhe pse trupat osmane u përpoqën ta kapërcenin. Pas mposhtjes së Arbërisë, Sulltani mori masa që një qëndresë me të cilën ishte ndeshur për 25 a më shumë vjet të mos përsëritej më, të pakten jo nga një shtet i vogël si i Arbërit. Sapo hynë në Lezhë, trupat osmane iu vërsulën si të çmendur varrit të Skënderbeut dhe i zhdukën eshtrat e tij, ose i varën në qafë si ajmali për efekt magjie; Politika e Stambollit pastaj vendosi të merrej me emrin edhe toponimin; banorët filluan të quhen “shqiptarë” dhe vendi “Shqipëri”. Para kësaj, sigurisht, kishte kaluar fshesa, spastrimi steril për të zhdukur çdo gjurmë e kujtesë. Për një brez a dy kjo u arrit, ndërsa tokat e banorëve autoktonë i zunë kolonët osmanë të ardhur nga skaji më lindor i perandorisë. Dhe këta u begatuan; morën prona e poste për të cilat kishin luftuar; u bënë bejlerë, pashallarë e vezirë në Stamboll – pa harruar çifliqet në tokat e mbetura pa arbëreshë, pa arvanitë të cilët ishin përzënë e shpërngulur.

Dhe tradita vazhdoi e vazhdon. Shumica në mos e gjithë udhëheqësia e lartë e PPSH-së rridhte nga familje të pasura e me pozita falë shpërblimeve dhe dhuratave që u kishin dhënë sulltanët. Pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, Shqipëria, de facto, mbeti një parajsë bejlerësh dhe kaloi në sundim elitash që në kohë të vështira sytë i kthejnë për ndihmë nga “Baba”.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close