Shembuj të qeverisjes së keqe në Gjilan në 85 pamje (fotografi)

Sa keq që njeriu i zakonshëm,mësohet me gjendjen që e sheh për ditë dhe mësohet me jetue me të.Atij,keqqeverisja i rri para syve për ditë por ai i sheh vetëm rastet e rralla të punëve të mira që i bënë qeverisja e cila ia servon përmes propagandës së sponzorizuar e cila në anën tjetër nuk e vëren fare shëmtinë e cila i rri para shtëpisë.

Një keq qeverisje komunale i ka ndodhur edhe Gjilanit.Qeverisje e cila për t’i mbuluar vitet e humbura e ka mbushur qytetin me busta e permendore dhe me projekte që në dukje janë të mëdha e të cilat fillojnë me u punue vetëm disa muaj para zgjedhjeve,është edhe ajo e Lutfi Hazirit.

Hajde ti hjekim sytë nga iluzioni dhe t’i lëshojmë pak në realitet e ta shohim qytetin e Gjilanit me sytë e një vrojtuesi që ka ardhë nga jasht e të vështrojmë për toke dhe do të shohim mjerimin gri të qeverisjes që nuk lodhet për tërësinë por vetëm për rastet e veçanta që i japin publicitet rrenës së qeverisjes së mirë!

Nëse i shikoni me kujdes këto 85 foto të shkrepura nga redaksia e proinformacion.com në disa pjesë të qytetit të Gjilanit,ju mund të shihni mjerimin e udhëve dhe qendrës që të lë përshtypjen e një komune që s’kujdeset për asgjë,çfarë nuk bje në shikim të parë.



Gropa,dëmtime asfalti,të pllakave,oaza me lloç,e vendkalime këmbësorësh të cilat në të shumtën e rasteve gati se janë shlyer fare dhe s’merret vesh nëse është ende aty apo jo.


Në përgjithësi një pamje e tërësishme që të lë përshtypjen e pakujdesit total nga autoritetet kompetente komunale.

Shikoni fotot dhe binduni.

Fotot janë e drejtë exkluzive e proinformacion.com

/Nga Xhelil Arifi


 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close