Sekuestrohen 86 740 paund në portin e Durrësit

ATSH/ Policia Kufitare në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoriteteve doganore sekuestruan në portin e Durrësit 86.740 paund dhe u arrestua drejtuesi i fugonit.

Sipas Policisë së Shtetit, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Gjatë kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, një fugon mallrash që vinte nga Italia, me drejtues shtetasin E. H.

Gjatë kontrollit të kryer në fugon, në një televizor, u konstatuan 16 pako me para, paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, rezultoi se në pakot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale kishte 86.740 paund.

Ndërkohë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë implikuar në këtë vepër penale.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close