Italia rivendos karantinën për udhëtarët nga Britania e Madhe

ATSH-AFP/ – Italia njoftoi sot se pasagjerët e ardhur nga Britania e Madhe do të duhet të qëndrojnë sërish në karantinë , ndërkohë që shumë vende të tjera do të mund të hyjnë lirisht nëse posedojnë pasaportën shëndetësore antiCOVID-19.

Karantina e detyrueshme për pasagjerët që vijnë nga Britania e Madhe do të hyjë në fuqi të hënën më 21 qershor, theksoi Ministria e Shëndetësisë.

“Kam nënshkruar një urdhër të ri që mundëson hyrjen nga vendet e Bashkimit Europian dhe SHBA-ja, Kanadaja dhe Japonia me certifikatë të gjelbër”, njoftoi ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza në Facebook.

“Certifikata e gjelbër është një certifikatë shëndetësore që vërteton vaksinimin, kurimin ose negativitetin e një testi antiCovid-19”, njoftoi ministri.

Speranza sqaroi gjithashtu se udhëtarët nga Britania e Madhe, një vend ku varianti Delta është i përhapur, do të duhet të qendrojnë në një karantinë pesë-ditore dhe t’i nënshtrohen një testi antiCovid.

Italia zgjati gjithashtu ndalimin e hyrjes në territorin kombëtar për udhëtarët e ardhur nga India, Bangladeshi dhe Sri Lanka.

Italia ka adminsitruar deri tani më shumë se 44 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close