Haradinaj:Synojmë ta fitojmë Prishtinën

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha në një prononcim për Ekonomia Online, se ka pritshmëri të mëdha për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Haradinaj, tha se është bërë një punë e madhe nga AAK për zgjedhjet lokale.

“Në nivel të qeverisjes komunale është bërë punë e mirë nga Aleanca me komunat, si në Suharekë, Rahovec, Gjakovë, Deçan,Klinë, Junik por edhe kudo ku Aleanca ka pasur përgjegjësi, dhe besoj që qytetarët do t’i japin besimin kryetarëve të komunave, qeverive komunale”, tha ai.

Ai po ashtu thekson se pretendimet e kësaj partie janë që njëkohësisht të fitojnë edhe besimin e komunave tjera, në theks të veçantë Prishtinën, me kandidatin e kësaj partie, Daut Haradinaj.

“Njëkohësisht pretendojmë që të fitojmë besimin edhe të komunave tjera, një fokusim kemi në Prishtinë, Podujevë e Istog, pra është një situatë e re dhe besoj që do ta marrim besimin”, tha ai për Ekonomia Online.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close