Në Armeni fillojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

ATSH-DPA/ – Filluan sot në Armeni zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shtatë muaj pas një lufte të shkurtër me Azerbajxhanin për Nagorni-Karabahun.

Si asnjëherë më parë, më shumë se 20 parti dhe blloqe politike po garojnë në këto zgjedhje në vendin e Kaukazit të Jugut, me 2,6 milionë persona me të drejtë vote.

Sipas sondazheve, zgjedhje do të fitohen nga ”Aleanca e Armenisë” e ish-presidentit Robert Kocharian pak përpara partisë ”Kontrata Civile” e kryeministrit, Nikoll Pashinyan.

“Rezultati i zgjedhjeve është plotësisht i hapur. Çdo gjë mund të ndodhë”, i tha analisti politik, Alexander Iskandarjan agjencisë DPA.

Këto votime do të vendosin indirekt të ardhmen e marrëveshjes së armëpushimit të 9 nëntorit me Azerbajxhanin, e cila u ndërmjetësua nga Rusia./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close