ish-kryeministri Izraelit,Mofaz:Vonesën me Kosovën ta kompensojmë me zhvillimin e marrëdhënieve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes video-lidhjes ka zhvilluar takim miqësor me ish-kryeministrin e Izraelit, Shaul Mofaz, të cilët janë pajtuar se është shumë e rëndësishme që së shpejti të realizohet marrëveshja për bashkëpunim bilateral në mes të ministrive të mbrojtjes dhe ushtrive të dy vendeve.

Me këtë rast, ministri Mehaj shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për kontributin e madh të tij në njohjen e Republikës së Kosovës nga Izraeli, si dhe për interesimin e tij të fuqishëm dhe shtetit izraelit për Republikën e Kosovës dhe perspektivën e saj.

Nga ana e tij, ish-kryeministri Mofaz, shprehu vlerësimin e lartë për vendosjen e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe kombeve, duke nënvizuar që vonesën e deritashme ta kompensojmë me zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunim të thellë në të gjitha fushat, duke shprehur besimin e plotë në kapacitetet e veçanta njerëzore të vendit tonë për zhvillim të shpejtë dhe të fuqishëm.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Mbrojtjes, si dy ushtarakë karriere, në vazhdim, ministri Mehaj dhe ish-kryeministri Mofaz, njëherit edhe si ish-ushtarak me gradën më të lartë ushtarake në ushtrinë izraelite (gjenerallejtënant), respektivisht ish- shef i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe ish-ministër i mbrojtjes së Izraelit, biseduan për çështjet me interes të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Të dy u pajtuan që është shumë e rëndësishme që së shpejti të realizohet marrëveshja për bashkëpunim bilateral në mes të ministrive të mbrojtjes dhe ushtrive të dy vendeve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close