Ajo që ishte e jona mbetet e jona

Lundrimin nëpër historinë e kombit tonë e bëjnë njerëzit e mençur të “zhveshur” nga bindjet fetare, politike dhe rajonale me një qëllim të shenjt- zbardhjen e saj. Neve kaluam shumë kohëra të turbullta , po flasë vetëm për dy mijë vjetshin e fundit; na gjymtuan me “ rob e me th`mi ” me “tokë e katandi” . Ishim dikur; por edhe sot jemi dhe do te jemi edhe në të ardhmen me vetëdije e ndërgjegje të pastër se i takojmë logut të vjetër pellazg-ilir-alban-shqiptar .

Historiani romak Titus Livius , na e pat lënë një shkrim , ku thoshte që romakët pasi që mundën Mbretin Ilir Gentin , aty rreth vitit 168 prK në Shkodër e ndanë mbretërinë Ilire në tri pjesë . Pjesa e parë ishte territori të cilin e kontrollonte dukur Teuta ( rënja e saj 229-228 prK) , rreth Durrësit , Apolonisë e deri në Lezhë. Pjesa e dytë ishte deri Ulqini, Rizona dhe Daorsi. Pjesa e tretë , Liviusi thoshte ishte deri tek “të gjithë Labeatët”
Pra, intelektuali i vërtetë shqiptar duhet të jetë roje i shëndetit mendor, shpirtëror dhe qytetar te shoqërisë! , ose shëndeti mendor dhe shpirtëror edhe qytetarë i shoqërisë janë intelektualët e vërtetë që janë roje të mbarëvajtjes së shëndetshme të asaj shoqërijeje.
Sa interesant “ Ju rrnoftë djali ! Portret i Shqipërisë veriore “ ësht libri Zonj.Marjorie Senechal (The University of Massachusetts Press. 19470 e cila në faqen 17 shkruan se: “Krishterimi si religjion i kopjoi dhe i bëri të vetat shumë ritual dhe simbole po nga ilirët . ( The Christian religious movement copied several rituals (holy water concept, crucifix) from the ancient Illyrian (pagan) tribes.)
E vërtetë kjo ? Po ,po plotësisht e vërtetë.

“ Krishterimi kur arriti në Ballkanin Perëndimor ( Iliria Perëndimore fxh ) dikur shumë herët nga sot ,edhe nga deti … Titusi ,dishepull i Shën Jeronimit shkoi në Dalmaci, kurse vet Shën Jeronimi e predikonte Biblën në Iliri .Qytetet romake ( atëherë romake fxh) Selaniku, Shkodra dhe Durrësi ishin qendrat shumë të hershme nga ku krishterimi përhapej…. me kalimin e kohës ( pas shek 3 ) Iliria ishte pjesë e Patriarkisë së Romes ,ku edhe Krishterimi është ruajtur deri më sot.

Çfarë religjioni kishin Ilirët para ardhjes së Krishterimit ? Sipas John Wilkes-it ata nuk e kishin një fe të formuar me rituale të praktikuara ,por ata e kishin një njohuri të madhe për fuqitë mbi natyrore dhe dini të kontrollonin çdo gjë në tokë dhe në jetën e tyre të përditshme.. Ornamentet e tyre e kishin një llojllojshmëri të simboleve e posaçërisht të diellit. Ilirët ishin mjeshtër të mëdhenj të tatuazhit.

Disa rituale të hershme ballkanike (ilirike fxh) u futën butësisht në Krishtërim, ku psh Edith Durhami e sugjeron konceptin e ujit të shenjt që i kishte burimet simbolike të tij në kohen pagane nga zoti i pranverës. “ ( po aty )

Me mijëra vjet para ardhjes sllavëve në Ballkan ( shek i 6 -të ) tokat në mes Adriatikut dhe lumit Danub ishin shtëpia e popullit të botës së vjetër të njohur si ilirët (by John Wilkes)

/Fahri Xharra ,20.06.21
Gjakovë

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close