Minitornado në Mars?

ATSH-ANSA/ – Në fluturimet e tij drejt Marsit, droni helikopter i NASA-s ”Ingenuity” është bërë protagonist i papritur i një eksperimenti shkencor.

”Rëra e ngritur nga tehu i tij bartet nga ajri më lehtë sesa mendohej më parë”, shkruan revista ”Nature”.

Interesi është në faktin se falë ”Ingenuity” mund të bëhet e mundur të kuptohet se si lindin ”djajtë marsianë të rërës”, domethënë tornadot në miniaturë (vorbulla ajri – shën. i përkth.) për shkak të nxehtësisë së ajrit.

Helikopteri i vogël i automatizuar i sjellë në Planetin e Kuq së bashku me roverin Perseverance ka kryer shtatë fluturime në këto muaj.

I pari zgjati disa sekonda dhe u përdor për të kuptuar nëse ishte vërtet e mundur që të mund të fluturonte me dronë në atmosferën e rrallë të Marsit, vetëm 1% e dendësisë së tokës, ndërsa ato pasuese lejuan që automjeti të fluturonte për disa dhjetëra metra dhe të ngrihej mbi pesë metra në lartësi.

Fluturimet u regjistruan të gjitha nga kamerat e roverit Perseverance dhe, duke analizuar kornizat, studiuesit gjetën diçka të papritur.

Sipas shumë personave, çudia është sasia e pluhurit që ngrihet nga fletët e helikopterit, një fenomen i dukshëm qartë në të katërtin nga shtatë fluturimet ku droni, i përfshirë në një zhvendosje prej 130 metrash, lë pas një bisht pluhuri të konsideruar shumë të trashë (duke marrë parasysh lartësinë dhe dendësinë e ajrit).

Sipas studiuesve, analizimi i gjurmëve të lëna nga ngritja e pluhurit tani do të ndihmojë për të kuptuar elementë të rëndësishëm në fizikën e atmosferës marsiane dhe fenomeneve enigmatike siç janë të ashtuquajturit ”djaj rëre” të vëzhguar disa herë nga rovers dhe satelitët./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close