Javë e nxehtë dhe me vapë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbaj mot i nxehtë.

Të hënën parashihet të ketë reshje shiu. Ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.

“Masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të mbesin të qëndrueshme. Kjo situate meteorologjike do të kushtëzoj mot të nxehtë dhe me vapë. Këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore. Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close